Zbulohet padia e Presidentit Nishani ndaj Veliajt, ja shuma e kërkuar për dëmshpërblim

0
125

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka paditur zyrtarisht në gjykatë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke kërkuar dëmshpërblim moral për deklaratat e tij.

Padia është depozituar sot (19.052016) pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet. Shuma që kërkon kreu i Shtetit nga kryebashkiaku është simbolike prej 1 mijë lekësh të vjetra.

Objekti i padisë është: “Detyrimin e palës së paditur të më dëmshpërblejë për dënimin moral të pësuar prej cenimit të nderit dhe personalitetit me vlerën 100 lekë. 2. Detyrimin e palës së paditur të përgënjeshtrojë deklaratat e bëra duke publikuar me shpenzimet e veta në emisionin “Opinion” dhe mediat kombëtare vendimin e Gjykatës”.

Çështjen në fjalë do ta gjykojë gjyqtarja Arjana Liço.

Nishani e paralajmëroi padinë më 12 maj në një konference të posaçme për shtyp.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here