Letra për pajisjen e përgjimit në Shqipëri, puna e fundit e shefit të policisë italiane

0
161

Një letër me firmën e Alessandro Pansa (foto lart), drejtori i Përgjithshëm i Policisë Italiane mbërriti në Prokurorinë e Përgjithshme këtë të enjte. Ishte përgjigjja e një kërkese për sqarim për çështjen e një pajisjeje që po përdorej nga “Interforca” dhe policia shqiptare për të cilën kishte dyshime se po bëheshin përgjime. Në të ai thoshte se pajisja ishte përdorur vetëm për çështje trajnimi dhe se me të nuk ishte bërë asnjë lloj përgjimi. Mesa duket kjo letër ishte nga punët e fundit që Pansa bëri në këtë detyrë. Prej 29 prillit atij i ishte komunikuar largimi nga kjo detyrë nga ministri i brendshëm Alfano. Mëngjesin e sotëm në Romë është zhvillura edhe ceremonia e largimit të tij si shef i policisë italiane. Në vend të tij ka ardhur Franco Gabrielli, ish-prefekti i Romës dhe Akuilas.lapsi

lalalalalalal

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here