Bllokohet dogana e Kapshticës për dy ditë, policia greke në grevë

0
146

Për dy ditë pika kufitare e Kapshticës do të jetë e mbyllur. Kjo masë vjen për shkak të një greve që do të zhvillojnë punonjësit e policisë në shtetin helen si dhe sektorët e tjerë publikë, që janë kundër masave shtrënguese të qeverisë greke.

Kështu nga dita e premte, pala greke në pikën kufitare të Kapshticës, do të ulë qepenat. Ndërprerja e punës do të fillojë nga 07:00 e ditës së premte deri ditën e diel po në orën 07:00 të mëngjesit.

Gjatë harkut kohor prej 48-orësh, dogana greke nuk do të kryejë veprime dhe nuk do të lejohet kalimi i automjeteve. Përjashtim do të bëhet vetëm për këmbësorët, si edhe për ndonjë rast emergjent.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here