Zbulohet “receta e pavdekësisë” që la Njutoni

0
151

Një dorëshkrim i vjetër, që mendohet të jetë shkruar rreth 400 vjet më parë, është zbuluar kohët e fundit.

Dokumenti i shekullit të 17-të u shkrua nga Isak Njuton, dhe është kopje e një teksti tjetër të një alkimisti.

Në tekst, alkimisti përshkruan procesin e bërjes së “merkurit filozofik”, thuhet sipas Chemistry World, transmeton Gazeta Express.

Merkuri filozofik mendohej të ishte një substancë kyçe për krijimin e gurit filozofik, thonë hulumtuesit.

“Merkuri filozofik mendohej të ishte një substancë e cila do të mund të përdorej për të thyer metalet në pjesët e tyre përbërëse”, tha James Voelkel për Chemistry World.

“Ideja është që nëse arrihet të thyhen metalet, atëherë mund të krijohen metale të reja prej tyre”, shtoi ai.Përkthyer nga latinishtja, titulli i dorëshkrimit thotë “Përgatitja e Merkurit”. Përderisa hulumtuesit nuk janë të sigurt nëse Njutoni tentoi ndonjëherë që ta bënte këtë substancë, Voelkel thotë se ai ka mundur ta përdorë tekstin si referencë.

Guri i Filozofit është një mit i njohur, i paraqitur edhe në filmat e Harry Potter. Përbërësit e kësaj recete mendohej se mund t’i bënin njerëzit të pavdekshëm.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here