Media iraniane: Arrestohet në Shqipëri muxhahedini, autor i sulmit me bombë në 1981

0
129

bombn

 

Policia iraniane thotë se një nga autorët e sulmit vdekjeprurës me bombë në selinë e Partisë së Republikës Islamike të Iranit, në vitin 1981 është arrestuar në Shqipëri, shkruajnë mediat iraniane

Mediat iraniane nuk bëjnë me dije identitetin e muxhahedinit të arrestuar në Shqipëri por duke cituar zëdhënësin e policisë iraniane Saeed Montazerolmahdi, i cili ka dalë në një konferencë për shtyp të shtunën e 14 majit, thonë se arrestimi i tij është kryer në bashkëpunim me Interpol.

Gjithnjë sipas këtyre mediave personi i arrestuar është anëtar i organizatës Mujahedin-e Khalq (MKO) dhe se së shpejti do të ekstradohet në Teheran.

Momentalisht nuk ka asnjë informacion nga policia shqiptare për arrestimin e muxhahedinit

Më 28 qershor 1981 një shpërthim i fuqishëm ndodhi në selinë Partisë Islamike ndërsa liderët e saj po mbanin një takim. Dhjetra zyrtar iranianë përfshi dhe kreun e Këshillit të Lartë Gjyqësor Ayatollah Mohammad Beheshti mbetën të vrarë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here