Stacioni mbrojtës raketor i vendosur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Rumani, ka përshkallëzuar më tej marrëdhëniet delikate mes Moskës dhe Uashingtonit. Për Rusinë një veprim i tillë është një kërcënim i pastër dhe cënon sigurinë rajonale e ndërkombëtare. BBC shkruan se ka nisur tashmë një “luftë fjalësh” mes dy superfuqive botërore.
Përpara zyrtarëve më të lartë ushtarakë rusë, presidenti Valdimir Putin tha se stacioni i Deveselut, në Rumani, nuk është një sistem mbrojtës.
“Nuk bëhet fjalë për një program mbrojtës raketor, por për një potencial strategjik bërthamor të SHBA-ve. Në këtë pikë, ne duhet të mendojmë se si të neutralizojmë rreziqet e mundshme që kërcënojnë Rusinë”, deklaroi Vladimir Putin, President i Rusisë.
Nga samiti me liderët skandinavë, presidenti amerikan Barak Obama tha se rritja e agresivitetit ushtarak rus është një shqetësimi i përbashkët.
“Do të vijojmë dialogun dhe do të nxisim bashkëpunimin me Rusinë, por nga ana tjetër duam të jemi të sigurt se jemi të përgatitur dhe të fortë”, deklaroi kreu i Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama.
Marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Moskës janë të tensionuara që prej aneksimit të Krimesë në vitin 2014 nga ana e Rusisë. Ndërsa nuk mungojnë incidentet që përplasin dy vendet, siç ishte ai i muajit prill kur një avion ushtarak rus fluturoi shumë pranë një luftanijeje amerikane në Detin Ball