Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme të premten, që do të zgjasë 60 ditë, për shkak të atyre që ai i quajti komplote brenda shtetit të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe të Shteteve të Bashkuar për ta përmbysur Qeverinë e tij majtiste.
Reuters shkruan se Maduro nuk ka dhënë detaje për këtë masë. Një gjendje e jashtëzakonshme e më hershme, e zbatuar në shtetet afër kufirit kolumbian vitin që shkoi, suspendoi garantimet kushtetuese në ato zona, përveç garantimeve në lidhje me të drejtat e njeriut.
Të premten herët, zyrtarët e inteligjencës amerikane u kanë thënë gazetarëve se janë tepër të brengosur për potencialin për një situatë të vështirë ekonomike dhe politike në Venezuela dhe kanë parashikuar se Maduro ka shumë mundësi se nuk do të jetë në gjendje ta përmbushë mandatin.
Opozita në Venezuela po kërkon që ta rrëzojë liderin jopopullor, 53 vjeçarin Maduro, midis një krize që po përkeqësohet, e cila përfshinë mungesa të ilaçeve dhe ushqimit, ndërprerje të shpeshta të rrymës dhe grabitje sporadike dhe inflacion në rritje.
Por, ish lideri i unionit dhe shoferi i autobusit është zotuar se do ta përballojë mandatin e vet, si dhe akuzon ShBA-në për nxitjen e një grusht shtetit kundër tij.