“Pranverë 2016” vë në pranga 6 persona , përfshirje në oraganizata kriminale dhe vrasje

0
173

Policia ka arrestuar 6 persona për vepra të ndryshme penale të kryera brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Pranverë 2016” u arrestuan Astrit Elezaj dhe Gregor Lamaj për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe trafik të lëndave narkotike.

Po ashtu u kap Leonart Pajolli i cili është i dënuar për “Përndjekje”, Robert Vila për vrasje me dashje. Ndërsa Bashkim Methasani dhe Eduart Methasani u arrestuan me akuzën e fshehjes së të ardhuarve dhe mospagim të taksave.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Sektorit të Forcës së Posaçme dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka bërë të mundur finalizimin e operacionit  të koduar “Pranverë 2016″

Në kuadër të këtij operacioni është bërë e mundur ndalimi i 6 shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Veprime të kryera brenda Shqipërisë si dhe jashtë Shqipërisë.

Më konkretishtë janë ndaluar shtetasit në kërkim:

– Shtetas të kapur për llogari të Interpol Tirana janë:

  1. Astrit Elezaj, 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Milanos /Itali me vendim datë 03.05.2016 e ka dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim, për kryerjen e Veprës Penale ”Pjesmarrja në organizatë kriminale në trafikim të lëndëve narkotike”, e parashikuar nga Neni 110 te Kodit Penal Italian.
  2. Grigor (Genci) Lamaj, 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Milanos/Itali me vendim datë 15.10.2004 e ka dënuar me 8 vjet e 1 muaj burg për Veprën Penale “Organizatë kriminale në bashkëpunim në ndihmë dhe favorizim prostitucioni”, parashikuar nga Nenet 416, 110, 99, 81, 600 tëe Kodit Penal Italian dhe Nenet 3, 4, 6, 7, 8 te Ligjit 75/1958 Italian.

– Shtetas të kapur për vepra të ndryshme

  1. Leonart Pajolli, 47 vjeç, banuaes në Tiranë, pasi Prokuroria Tiranë me shkresën e datës 31.03.2016 ka dërguar urdhërin e datës 31.03.2016 për ekzekutimin e vendimit penal datë 31.03.2016 të Gjykatës Apelit Tiranë, e cila e ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, parashikuar nga Nenet 121/a/2 dhe 321/2  të Kodit Penal.
  2. Robert Vila, 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi Prokuroria Kavajë me shkresën e datës 22.04.2016 ka dërguar urdhërin e datës 22.04.2016 për ekzekutimin e vedmimit penal datë 19.04.2016 të Gjykatës së Apelit Durrës, e cila ka vendosur rrezimin e kërkesës për lirimin me kusht dhënë me Vendim Penal datë 29.12.2015 të Gjykatës Kavajë si dhe ka lënë në fuqi Vendimin Penal datë 01.02.2000 të Gjykatës Kavajë, duke e dënuar me 25 vite burg ku i mbetur për të vuajtur dhe 2 vite e 1 muaj burg për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga Nenet 78 dhe 278/2 të Kodit Penal.
  3. Bashkim Methasani, 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me shkresn e datës 21.04.2016, ka derguar urdhërin e ndalimit të Prokurorisë të datës 21.04.2016, për Veprave Penale “Mospagim i taksave” dhe “Fshehje e të ardhurave”, parashikuar nga Nenet 180 dhe 181 të Kodit Penal.
  4. Eduart Methasani, 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi Prokororia pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me shkresën e datës 21.04.2016, ka dërguar urdhërin e ndalimit të Prokurorisë së datës 21.04.2016, për ndalimin e këtij shtetasi, për Veprat Penale “Mospagim i taksave” dhe ”Fshehje e të ardhuarve”, parashikuar nga Nenet 180 dhe 181 të Kodit Penal.

Nga ana e Sektorit Operacional të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vazhdon puna për marjen e informacioneve për vendodhjen e mundeshme të personave të kërkuar, si dhe organizimi i operacioneve policore për kapjen e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here