Azgjësohen 12 parcela me mijëra rrënjë kanabis në 3 fshatra në Vlorë

0
201

Rreth 12 parcela me drogë janë shkatërruar nga policia e Vlorës, me një sasi totale prej 7008 bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Asgjësimi i kanabisit u bë në tre fshatra të Qarkut të Vlorës.

Më konkretisht:

Në fshatin Tërbaç, janë asgjësuar 6 parcela me rreth 3728 bimë narkotike “kanabis”, të mbjella në vendin e quajtur “Llakatur”, me lartësi nga 25 cm deri në 40 cm.

Në fshatin Radhimë, janë asgjësuar 4 parcela me rreth 3000 bimë narkotike “kanabis”, të mbjella në vendin e quajtur “Varrezat”, me lartësi nga 20 cm deri në 30 cm.

Në fshatin Karbunarë, janë asgjësuar 2 parcela me 280 bimë narkotike “kanabis”, të mbjella në një sipërfaqe toke pa pronarë, me lartësi nga 5 deri në 10 cm.

Lënda narkotike u asgjësua me anë të djegies, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here