Trump zbut qëndrimin për myslimanët që hyjnë në ShBA

0
146

Kandidati republikan për President të ShBA-së, Donald Trump, duket se e ka zbutur qëndrimin e tij për ndalimin e përkohshëm të myslimanëve që të udhëtojnë për në ShBA.

Duke iu përgjigjur komenteve të kryetarit të Londrës, Sadiq Khan, Trump ka thënë për Fox News Radio se ndalimi ishte “thjesht një sugjerim”.

Khan kishte shprehur shqetësim se ai nuk do të mund të udhëtonte për në ShBA nën administratën e Trumpit për shkak të besimit të tij mysliman.

Por, Trump kishte ofruar një “përjashtim” në rastin e Khan, duke thënë se atë do ta lejonte të udhëtojë për në ShBA.

Megjithatë, Khan e refuzoi ofertën e Trump, duke thënë se mendimet e biznesmenit të Nju Jorkut ishin të një “injoranti” dhe se si të tilla do ta bënin ShBA-në dhe Britaninën e Madhe më pak të sigurt.

Më herët Trump kishte propozuar një ndalim për myslimanët që të hyjnë në ShBA, pas sulmeve të Parisit, të cilat vranë 130 njerëz vitin e kaluar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here