Berisha akuza ndaj Tahirit: Polici i burgjeve, ushtar i Shullazit

0
130

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se ka lidhje të drejtpërdrejta me Emiljano Shullazin. Në seancën e sotme parlamentare, Berisha lexoi një relacion të Oficerit të Policisë Gjyqësore për një ngjarje të ndodhur në Dhjetor të vitit 2015.   Sipas relacionit që lexoi Berisha në Kuvend, një qytetar nga Librazhdi u ndalua në rrugën e Kavajës në Tiranë nga dy persona, miq të Shullazit, të cilin e dhunuan dhe më pas e lanë të lirë.   Këta dy persona, tha Berisha, janë Valmend Pelivani dhe Bekim Zenollari, ky i fundit polic i burgjeve.   Relacioni i OPGJ që lexoi ish-Kryeministri Sali Berisha në Parlament: “21/12/2015. Shtetasi me iniciale X.X nga Librazhdi po qëndronte tek rruga e Kavajës në afërsi të një lokali. Në këtë kohë janë afruar dy shtetas dhe i kanë kërkuar pse po qëndron afër këtyre ambienteve. Shtetasi ka deklaruar se po pret një të afërmin vet. Të dy shtetasit i kërkuan dokumentin e identifikimit, i bënë foto dhe ja nisën Emiljano Shullazit. Pasi u tha që s’ka rrezik, e dhunuan. Shtetasi, pasi është shkëptutu ka takuar në rrugë një patrullë policie dhe i thotë se dy qytetarë që nuk i njoh më kanë kërcënuar për jetë.   Policia shoqëroi Valmend Pelivanin që iu gjet pistoletë TT e mbushur dhe Bekim Zenollarin që iu gjet pistoletë TT e mbushur, por që pretendonte se ishte polic burgjesh dhe që e vërteta është se ishte polic burgjesh. Këta shtetas dyshohet se kanë kanosur një tjetër shtetas që ka depozituar kallëzim në Komisariatin Nr.2. Të dy shtetasit janë të evidentuar si lidhje të Emiljano Shullazi”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here