Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar i PD-së, ku ishin të pranishëm edhe dy ambasadorët Romana Vlahutin dhe Donald Lu.
Dy ambasadorët e vunë theksin sërish tek rëndësia e reformës në drejtësi.
Donald Lu: Unë përfaqësoj një vend që më shumë se 100 vite ka luftuar për të mbajtur një Shqipëri sovrane, dhe në 25 vitet e shkuara kemi punuar për të arritur gjëra të mëdha. PD ka luajtur një rol vendimtar në historinë postkomuniste të Shqipërisë. Presim që kjo të vazhdojë në kontekstin e reformës në drejtësi.
Romana Vlahutin: Ka qenë një diskutim shumë konstruktiv. Sqaruam disa çështje që nuk ishin të qarta më parë por çfarë është më e rëndësishme është se në të gjithë kemi rënë dakord që jemi partnerë e aleatë të Shqipërisë dhe në ditët në vijim të gjithë energjitë tona t’i vendosim që kjo reformë të kryhet . Natyrisht edhe zbatimi i kësaj reforme do të jetë i një rëndësie të madhe për BE dhe do sigurohemi që do të ketë një mekanizëm shumë serioz për ta monitoruar. Që ajo që shkruhet në letra të bëhet realitet.