Basha: Reforma në Drejtësi bën nervozë shumë persona që i tremben gjyqtarëve të pavarur

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një dalje për media tha se mazhoranca po e rendit Shqipërinë si vendi më problematik për krimin e organizuar.

Sipas Bashës, reforma në drejtësi bën nervozë shumë persona.

“PD është partia e demokracisë dhe shtetit ligjor dhe si e tillë ka qenë prej ditës së parë mbështetja më e vendosur e reformës në drejtësi. Kushti i vetëm është moskapja e sistemit të drejtësisë. Kjo mazhorancë po e rendit Shqipërinë si vendi më problematik për krimin e organizuar. Nevoja për reformën në drejtësi nuk ka qenë kurrë më e madhe. Kjo reformë bën nervozë shumë persona. Ne i dimë dhe i njohim, ata kanë sot në hierarkinë e pushtetit dhe ne kemi mirëkuptimin e plotë për tejkalimin e kësaj vështirësie. Nervoziteti i atyre që i tremben gjyqtarëve dhe prokurorëve të pavarur, këtij presioni politik duhet t’i qëndrojë gjyqësori. Është e vështirë dhe mund të zgjasë, sepse rëndësi ka produkti dhe jo koha. Por ne do të punojmë së bashku me partnerët tanë”, tha Basha pas mbledhjes me ambasadorët.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko