Vodafone M-Pesa feston përvjetorin e parë në Shqipëri

0
156

Vodafone M-Pesa, më shumë se 250 mijë klientë në 12 muaj aktiviteti në vend

 Vodafone M-Pesa feston ditëlindjen e parë në tregun Shqiptar. Pas suksesit në shumë vende tëtjera të botës, Vodafone prezantoi M-Pesa për herë të parë në Shqipëri më 5 Maj 2015

Në përvjetorin e parë, Vodafone M-Pesa ka arritur rezultate fantastike dhe kjo mund të shihet edhe në numrin e madh të klientëve të cilët i janë bashkuar dhe përdorin shërbimet M-Pesa. Më shumë 250 mijë klientë janë regjistruar dhe përfitojnë sot nga portofoli gjithnjë e në rritje i shërbimeve M-Pesa, si: transferta parash brenda vendit, transferta ndërkombëtare parash, pagesa e faturave të OSSHE, UKT, telefonit celular, rimbushje, dhurim etj

Në një kohe të shkurtër, Vodafone M-Pesa ka arritur të zëvëndësoj mënyrën tradicionale sesi njerëzit dërgonin para apo kryenin pagesa më parë, me një mënyrë të re tepër praktike e cila ofron siguri, prakticitet, shpejtësi, aksesueshmëri dhe çmime konkurruese, të gjitha në një.

“Sot festojmë ditëlindjen e parë të Vodafone M-Pesa në Shqipëri dhe teksa hedh sytë në vitin që lamë pas, ndihem tepër entuziast dhe krenar për rrugëtimin e suksesshëm të M-Pesës. Në këto 12 muaj kemi shënuar disa arritje dhe kemi ndërtuar një imazh të fortë të Vodafone M-Pesa edhe në Shqipëri. Sot, më shumë se 250 mijë klientë janë regjistruar në M-Pesa dhe kryejnë transferta parash e pagesa faturash të ndryshme direkt nga telefoni celular. Vetëm pak javë më parë, prezantuam një tjetër inovacion në treg, shërbimin e transfertave ndërkombëtare të parave, i cili i jep mundësinë klientëve M-Pesa të marrin para nga të afërmit e miqtë e tyre që jetojnë jashtë vendit direkt në telefonin e tyre. E ardhmja rezervon të tjera surpriza për klientët tanë me premtimin që të lehtësojmë jetën e tyre nëpërmjet zgjidhjeve që ofron teknologjia jonë e avancuar – tha Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Dietlof Mare

Vodafone M-Pesa është e përkushtuar për të çuar më tej suksesin e deritanishëm.  Në muajt në vazhdim M-Pesa do të prezantoj për klientët  sherbime të tjera duke bashkëpunuar me shumë partnerë të rëndësishëm në tregun shqiptar dhe ndërkombetar si dhe do të vazhdoj investimin me qëllim rritjen e aksesit në produktet financiare për çdo individ deri në fshatin më të larget të vendit

Vodafone M-Pesa është një mënyrë inovative që kthen telefonin celular në një portofol të sigurtë dixhital më anë të të cilit klientët mund të paguajnë fatura, blejnë kohë bisede, depozitojnë dhe transferojnë para, marrin transferta ndërkombëtare parash etj, pa patur nevojën e një llogarie bankare apo një aparati modern celular si dhe me çmimet më konkurruese në treg

Për më shumë informacion rreth Vodafone M-Pesa vizitoni  www.vodafone.al/m-pesa ose na kontaktoni nëmedia.al@vodafone.com

image001.jpg image002.jpg

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here