Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin tha nga Shkodra se është krijuar momentin që KE në fund të vitit të japë rekomandimin.
“Jam e lumtur që sot u votua në parim drafti për reformën në drejtësi. Votimi është një lëvizje e mirë, por gjërat ende nuk kanë përfunduar. vendi ka shumë punë, por kjo do të jetë pika e kthesës. Është krijuar momenti që KE në fund të vitit të japë rekomandimin”, tha Vlahutin.