Reforma në Drejtësia/ Lu: Mbledhja e sotme e rëndësishme, SHBA-ës po ndjekin me vëmendje procesin

0
139

Pak orë para mbledhjes së Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, ku do të votohet në parim drafti i ekspertëve ndërkombëtarë, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin me vëmendje procesin.

Ambasadori Lu i pranishëm në aktivitetin për të drejtat e njeriut organizuar sot paradite nga Avokati i Popullit theksoi se beson se sot do të vendoset me votë unanime mbi draftin e propozuar nga ekspertët.

“Dua të theksoj rëndësinë e mbledhjes së sotme të Komisionit të posaçëm  të reformës në drejtësi. Ata do të diskutojnë dhe votojnë në parim draftin e propozuar nga ekspertët nga Komisioni i Venecias. Besojmë se do të jetë votë unanime në favor që do të demonstrojë unitetin kombëtar që kërkohet nga populli shqiptar. Po e monitorojmë nga afër këtë proces”, tha Lu.

Duke iu referuar respektimit të të drejtave të njeriut, Lu pranoi se ‘Nuk është e lehtë që të punosh për të drejtat e njeriut”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here