Përmbaruesit i marrin lokalin, Rovena Dilo shpërthen ndaj Doshit, Babasit dhe Tahirit (Video)

0
154

 

Ashtu siç ishte paralajmëruar, sot disa përmbarues privatë dhe punonjës të policisë kanë liruar ambientet e lokalit të këngëtares Rovena Dilo, pasi disponohen dokumenta se ajo është një pronë e deputetetit Tom Doshi dhe ish deputetit Driçim Babasi.

Në momentet e lirimit të lokalit nuk ka pasur incidente, ndërkohë që aty nuk kanë qenë asnjë nga pronarët e tij. Për marrjen e lokalit, Rovena Dilo pretendon se prona po i rrëmbehet,pasi ajo e ka trashëguar nga familja e saj.

Këngëtarja i ka bërë thirrje policisë ta mbrojë nga përmbaruesit, por në fakt asgjë nuk e ka ndalur marrjen e pronës së saj, siç ka vendosur gjykata. Pavarësisht thirrjeve të Rovena Dilos në adresë të Tom Doshit dhe Çim Babasit, përmbaruesit kanë hyrë brenda për të boshatisur ambjentet. Dilo ka drejtuar akuza dhe në adresë të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. “Tahiri ka vënë policët të më rrëmbejnë pronën”, thotë ajo duke bërtitur.

Siç ka pretenduar më parë këngëtarja lokali i përket të gjithë vëllezërve dhe motrave të familjes Vreto dhe jo vetëm dajës së saj, që ka fituar gjyqin. Këngëtarja tha se ajo ka ngritur padi ndaj Tom Doshit dhe Ndricim Babasit, ndaj përderisa cështja është ende pa u zgjidhur nga gjykata, përmbarimi nuk ka të drejtë të veprojë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here