Një shqiptar është gjendur i vrarë në fshatin Gliki të Igumenicës në Greqi. Sipas mediave greke, shqiptari është gjetur nga banorë të fshatit herët në mëngjesin e sotëm. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Thuhet se shqiptari është gjetur i therur dhe pa kokë në një stallë të fshatit. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje.