Tom Doshi ndër njerëzit më të pasurit në vend, ja deklarata e tij në ILDKP

0
175

Tom Doshi është përfolur si një ndër njerëzit më të pasur në vend, por ja çfarë ka deklaruar ai për vitin 2015 në ILDKPKI.   Për vitin që lam pas ish-deputeti i PS-së deklaron shkëmbimin e një apartamenti, shitje  kuotash kapitali ne vlerën  35,000,000 lekë, shitblerje pasurish të paluajtshme në vlerat 78,615,600 lekë, 150, 000 lekë, 150,000 lekë dhe 150,000 lekë.   Po ashtu, Doshi deklaron të ardhura nga qeraja në Australi, fitim nga shoqëria Aldosch, 4 020 729 lekë, fitim nga shoqëria Antibiotik, 16 050 342 lekë, fitim nga shoqëria Profarma, 76 149 478 lekë, fitim nga shoqëria Galaxy, 15 225 050 lekë etj.   Tom Doshi thotë se ka marrë hua në shumat 50 mijë euro, 106 940 000 lekë dhe 54 mijë euro.   Po gjatë vitit, 2015 deputetit Doshi deklaron se ka shlyer borxhet në shumat 7 000 000 lekë, 17 729 060 lekë, 258 mijë euro, 59 mijë euro dhe 11 950 000 lekë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here