PD: Oligarkia në aksion, Rama e ktheu RTSH-në në “Olsi Radio Televizion”

0
141

Partia Demokratike akuzoi sot kryeministrin Rama se po kthen televizionin publik në “Olsi Radio Televizion‏”. Deputeti Luçiano Boçi iu referua për këtë edhe fotos së publikuar dje mes drejtorit të sapozgjedhur Thoma Gëllçi dhe Olsi Ramës. Më poshtë deklarata e Boçit.

“Edi Rama ka bërë publik udhërrëfyesin se si mund të bëhesh drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, të këtij institucioni me mijëra të punësuar, me fond 20 milionë euro në vit, dhe me disa tendera dhjetëra milionë euro në vazhdim.
Ja ku është udhërrëfyesi i Edi Ramës, i publikuar dje në disa media.
Kjo foto.
Ky është mesazhi i Edi Ramës për këdo që aspiron të bëjë karrierë, të drejtojë institucione të rëndësishme në vend.
Rregulloje me Olsin, dhe e ke të garantuar.
Kjo është oligarkia në aksion, korrupsioni ulëritës, nepotizmi pa asnjë limit.
Thoma Gëllçi e kapi lojën. Ai nuk është sot drejtor i RTSH, për shkak të vizionit, pasi e kaluara e tij në krye të organit zyrtar të partisë komuniste nuk ia lejon.
Nuk është aty për shkak të integritetit, apo cilësive të tjera, sepse ato nuk i ka.
Eshtë aty për shkak të Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit.
Ja pra si përfundoi Radio Televizioni Shqiptar në Olsi Radio Televizion.”- deklaroi deputeti Luçiano Boçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here