Itali/ Dënohen dy binjakët shqiptarë, njëri prej tyre i shpëton burgut

Një prej të ashtëquajtuve “Vëllezërit Lupen” është dënuar me burg nga gjykata e shkallës së parë në Cuneo, Itali, ndërsa tjetri i ka shpëtuar hekurave.   Binjakët Edmond dhe Eduard Trushi, të arrestuar nga policia e Saluzzo-s korrikun e vitit të shkuar, akuzohen për qindra vjedhje banesash në veri dhe qendër të Italisë.   Gjatë muajit të shkuar, ata u dënuan me gjykim të shkurtar nga gjykata e shkallës së parë Cuneo, vetëm për vjedhjet e kryera në kërë provincë.   Edmond Trushi, është dënuar me tre vite dhe gjashtë muaj burgim. Ndërsa, vëllai tjetër Eduardi është dënuar me 2 vite e gjashtë muaj arrest shtëpiak, nën mbikëqyrjen e byzylykut elektronik, raportojnë sot mediat italiane.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko