Elbasan/ Denoncohet restoranti, mban në robëri ariun për të pasur më shumë vizitorë

0
176

Një restorant në dalje të Elbasanit ka marrë një ari, të cilin e mban në robëri në mënyrë të tillë që të ketë sa më shumë vizitorë. Një qytetar e ka denoncuar këtë rast pranë PPNEA, duke kërkuar që të merren masa në lidhje me këtë fenomen.

 

Denoncimi:

“Fatkeqësisht, një tjetër këlysh ariu i murrmë (Ursus arctos), i shtohet listës së arinjve në robëri në Shqipëri! Një qytetar i ndërgjegjësuar rreth negativitetit të fenomenit të mbajtjes së arinjve në robëri ka denoncuar pranë PPNEA rastin e një këlyshi ariu i cili gjendet në një restorant në dalje të qytetit të Elbasanit (rruga nacionale Elbasan-Librazhd). Studimet e kryera nga PPNEA në lidhje me këtë fenomen kanë treguar se shkëputja e këlyshit të ariut nga habitati i tij natyral bëhet vetëm duke vrarë nënën arushë dhe më pas ata tregëtohen tek bizneset e interesuara ,në mënyrë që këta të fundit të risin numrin e vizitorëve. Vrasja e nënave sjell uljen drastike të popullatës së ariut në natyrë.

Kujtojmë se në Shqipëri, ariu mbrohet plotësisht nga Ligji për Mbrojtjen e Faunës së Egër. Gjithashtu, bazuar në Listën e Kuqe të Florës dhe Faunës së Egër së Shqipërisë (2013), ariu klasifikohet si lloj “i përkeqësuar” (Vulnerable).

I bejme thirrje autoriteteve përkatëse rajonale dhe kombëtare për marrjen e masave të menjëhershme për të vepruar ndaj rastit në fjalë dhe për një zbatim të plotë të ligjit. Duke falenderuar qytetarin për reagimin ndaj këtij rasti, ftojmë të gjithë qytetarët e tjerë që ti bashkohen nismës sonë kundër këtij fenomeni. JU LUTEMI, MOS FREKUENTONI AMBJENTE NË TË CILAT KA ARI TË EKSPOZUAR DHE DENONCONI RASTET E IDENTIFIKUARA!”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here