Kapet Buzheri i Lazaratit, qëlloi me grusht policin posedonte kanabis

0
136

Policia përballet me një person të kërkuar nga drejtësia. Bako Buzheri qëllom me grusht policing. Gëlltit një sasi kanabisi që mbante me vete. Efektivët qëllojnë në ajër për  të parandaluar ndonjë krim

 

Ishte shpallur në kërkim nga policia, por qarkullonte i lirë dhe nën shoqërinë e një tjetër personi. Policia ka rënë në gjurmët e Bako Buxherit nga Lazarati, për të cilin kishte marrë informacion në rrugë operative. Gjatë mesditës së djeshme, efektiv të policisë kanë kërkuar të ndalojnë shtetasin e mësipërm, por kanë hasur në rezistencën e tij. Fillimisht 31-vjeçari ka kuptuar se po ndiqej dhe sapo është ndaluar është munduar të gëlltisë një sasi lënde narkotike që mbante me vete. Policia ka reaguar menjëherë . Por Buzheri ka goditur me grusht efektivin e policisë duke bërë që kolegët e tij të qëllonin në ajër për të parandaluar ndonjë veprim të dhunshëm prej tij.

 

Njoftimi i policisë

Seksioni për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, ka marrë informacion  në rrugë operative se në afërsi të Sheshit “Karl Topia” po lëvizte një shtetas nga Lazarati  i cili dyshohet për person në kërkim,  me rrezikshmeri kriminale,  dhe menjëherë janë organizuar shërbimet e Komisaraitit të Policisë Nr. 2, për të  bërë të mundur ndalimin e shtetasit të dyshuar. Në momentin që punonjësit e policisë janë prezantuar si dhe kanë nxjerrë dokumentin identifikues Policor,  shtetasi i për të cilin ishte marrë informacion në  rrugë operative,  Bako Buzheri, 31 vjeç, nga Lazarati, i cili ishte i shoqëruar me një shtetas tjetër  Tahir Brahimi , 30 vjeç, ka kundërshtuar dhe  goditur  me grusht punonjësit e policisë. Në këto momente njëri nga punonjësit e policisë është detyruar të bëjë  qitje në ajër me armën e zjarrit duke  thirrur “Policia Kriminale, Mos Lëvizni”.  Sapo është bërë i mundur neutralizimi i këtyre shtetasve,  Bako Buzheri, ka nxjerr një sasi të dyshuar si lëndë narkotike “Cannabis Sattiva”, dhe e ka gëlltitur. Punonjësit e policisë kanë bërë të mundur që të sekuestrojë  një pjesë të kësaj lënde narkotike. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit Tahir Brahimi policia  gjeti dhe sekuestroi  një numër i konsiderueshëm fara të dyshuara narkotike. Shtetasi Bako Buzheri, ka qenë i  dënuar  më parë nga Gjykata e shkallës së Parë për Krimet e Rënda , me 21 vite heqje lirie për veprat penale të, “Heqje me të padrejtë e lirisë” dhe “Shtrëngimit për dhënie pasurie”, por është lënë i lirë duke u shpallur i pafajshëm nga Gjykata  e Lartë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë  i dy shtetasve të lartpërmendur dhe materialet procedurariale  do ti  kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatë Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale ” Prodhim dhe Shitje e narkotikeve në bashkëpunim”,  dhe  “Kundërshtim  me dhunë i punonjësve të policisë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here