Një moment kritik ka ndodhur kur një grua është përplasur dhe është futur poshtë trenit në lëvizje, por ka shpëtuar gjallë.
Kamera e vendosur në një veturë që po lëvizte në Sosnoëieck të Polonisë, e ka xhiruar gruan duke dalë nga një rrugicë në binarë, ku po vinte makina e rëndë.
Për fat të mirë, makinisti ka frenuar shpejt dhe e ka shmangur ndonjë lëndim më të madh të gruas identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur.
Zjarrfikësit dhe kalimtarët e rastit, e kanë nxjerrë gruan e re në moshë, e cila ishte e vetëdijshme dhe fliste normalisht.
Ajo po trajtohet në spital me disa thyerje dhe lëndime të brendshme, por është jashtë rrezikut për jetën
https://www.youtube.com/watch?v=yxRYABly6ZY