U kthye nga Siria/ Rrefehet Ermal Doci, ja si më mashtruan xhihadistët

0
159

Ermal Doçi, 25-vjeç, ka qëndruar në Siri 4 muaj. Ai përshkruhet nga një bisedë e përgjuar mes imamëve Bujar Hysi dhe CaptureAlmir Daci, si “një luan i përgatitur për të luftuar”.

Por, djali i cili është në listën e dëshmitarëve, mohon të ketë luftuar në Siri. Ai pohon se e mashtruan pasi i kishin premtuar studime në Damask.

Ermal Doçi: Nuk më kujtohen të gjitha

TCH: Armë mbajte?

Ermal Doçi: Jo, s’kam mbajt armë.

TCH: U stërvite?

Ermal Doçi: Jo.

TCH: Pse u ktheve?

Ermal Doçi: U ktheva për arsye të mija personale.

TCH: Kë takove nga shqiptarët atje?

Ermal Doçi: Nuk më kujtohet.

TCH: Almirin (Dacin) e takove?

Ermal Doçi: Po, mesa duket. Kalimthi. S’e mbaj mend më gjatë.

TCH: Çfarë linje ndoqe? Si u largove nga Shqipëria?

Ermal Doçi: Nëpërmjet aeroportit. Nga këtu në Stamboll, nga Stambolli në Gaziantep e nga aty kalova në Siri.

TCH: Kush të çoi atje?

Ermal Doçi: Vetë shkova. Kam pasur disa shokë që kanë shkuar atje për studime, nëpërmjet atyre. Po meqë më zunë trazirat nuk kisha mundësi të shkoja në shkollë dhe u detyrova të kthehem.

TCH: Po shqiptarët e tjerë pse ishin atje? Po Almir Daci pse ndodhej atje?

Ermal Doçi: Nuk e di.

TCH: Ti i the gjykatës se e ke parë me armë Almirin me disa të tjerë?

Ermal Doçi: Po e kam parë me armë sepse atje të gjithë me armë rrishin.

TCH: Luftonin?

Ermal Doçi: Nuk kam parë luftime.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here