Rreziku nga qentë, Ministria e Bujqësisë dhe Bashkia përplasen për përgjegjësitë për kontrollin e kafshëve të rrezikshme shtëpiake
Një problematikë i është shtuar kryeqytetit ditëve të fundit. Rreziku i kafshimit nga qentë ka bërë që shumë raste i drejtohen urgjences, apo dhe të ndodhin dhe ngjarje aksidentale si ajo e para katër ditëve që ndodhi në zonën e Brrylit. Kafshimi i një fëmijë në kryeqytet nga qeni i rracës “Pitbull”, e njohur si një kafshë e cila konsiderohet e rrezikshme, kur për pak nuk u kthye në një tragjedi me persona të vdekur, rezulton që të jetë rast i përsëritur. Në harkun kohor të tre ditëve në Tiranë, janë shënuar dy incidente me qentë “Pitbull”, një më 22 prill në lagjen “Shkozë” dhe një më 24 Prill në rrugën “Sitki Cicko”. Më 22 Prill, “Pitbulli” rezulton se ka ngordhur me kafshim një dele në pronësi të shtetasit Xh.S, 64 vjeç dhe më pas pronari i qenit është konfliktuar me atë të deles se pse ky i dhunoi qenin. Këtë e konfirmon policia siç dhe shihni në këtë komunikatë, por rezulton se 22-vjecari Neglin.K. nuk është prangosur se nuk ka mbajtur qenin nën kontroll, por se i është gjetur hashash nga uniformat blu. Nga ana tjetër me datë datë 24.04.2016, rreth orës 13.50, në Sallën Operative në polici kishte arritur një telefonatë se në zonën e “Bërrylit”, përballë me martenitetin e ri është plagosur një shtetas me armë zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e Policisë ku ka rezultuar se: Shtetasi V. V., 19 vjeç, banues në Tiranë, u plagos në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.
Çfarë ndodh me këta qenë dhe pronarët e tyre?
Sipas Kodit Penal, pronari i qenit nuk ngarkohet me përgjegjësi penale në rast të dëmtimit të një të treti nga qeni, por ai ka detyrim që kur lëviz qenin në ambjnete publike ta mbajë të pajisur me maskë mbrojtëse. Një maskë mbrojtëse do kishte shmangur kafshmin e fëmiljës për të cilin një ditë më parë pirndri u hakmor duke vrarë me automatik “Pitbullin”. “Pitbull” tashmë është një qen i përhapur masivisht me një çmim jo pak të kushtueshëm. Nga 100-2500 euro kushton një i tillë dhe rrjetet sociale janë të tejmbushura me foto të tyre me të zotët. Deri sa një situatë e tillë të mos kthehet në një krim për të cilin pronari s’mban përgjegjësi dhe kafshët të vriten për t’u hakmarrë, do duhet që autoritetet lokale, në këtë rast bashkitë e vendit, të marrin masa urjgentë që të gjobisin të zotët që i shëtisin pa maskën mbrojtëse.
QSUT
Sipas Shërbimit Infektiv në QSUT, tre deri në pesë raste në ditë shkojnë në Urgjencë si pasojë e kafshimit nga qentë. Rreziku i shtuar kohët e fundit është kthyer në makth për prindërit e fëmijëve të vegjël, por edhe qytetarë të tjerë që mund të jenë objekt sulmi. Qëtetarë të shumtë u shprehën se ndihen të rrezikuar. “Ata janë një burim infeksioni për të gjithë popullatën.Masat duhet të jenë të menjëhershme, nuk e di kujt i takon përgjegjësia e kësaj pune”. U shpreh një qytetare. Sipas legjislacionit në fuqi, ligji për veterinarinë thekson se zotëruesit e të gjithë llojeve të qenve duhet ti pajisin me maska në ambientet publike. Por ky ligj nuk zbatohet ashtu sikurse edhe injorohet kërkesa e Bashkisë së Tiranës për pajisjen e qenve me maska. Veterinerët kërkojnë vëmendje të veçantë si të padronëve të qenve të rrezikshëm si Pitbull dhe Doberman, por dhe kalimtarëve.Të zotët e këtyre kategorive të qenve këshillohet të mos i mbajnë në ambiente të mbyllura ata.Megjithatë ky zotëri duket se nuk ka shpëtim nga qentë dhe të ngjashmit e tyre në sjellje.
Përplasja midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Bashkinsë Tiranë
Përgjegjësia për kontrollin e kafshëve të rrezikshme shtëpiake ka përplasur Ministrinë e Bujqësisë dhe Bashkinë e Tiranës. Përfaqësuesi i dikasterit qeveritar shprehet se policia bashkiake ka për detyrë të kontrollojë nëse qentë shtëpiakë janë të pajisur me maska.Por Bashkia agumenton të kundërtën kur thotë se në bazë të ligjit i takon Ministrisë të marrë masa. Ndërkohë situata paraqitet serioze, pasi bluzat e bardha raportojnë për 4-5 raste në ditë kafshimesh nga qentë. Përfaqësuesi i Ministrisë së Bujqësisë sqaron se detyrimin për kontrollin e qenve shoqërues e ka policia bashkiake dhe natyrisht pronarët e kafshëve. Në fjalën e tij Kujtim Mersini shprehet: “Mbulohet nga persona të caktuar siç është policia bashkiake e cila mund të ndalojë por edhe policia e rendit mund të ndalojë personat të cilët nuk e kanë qenin në shoqërim me maskë dhe kjo ka qenë normë. Nëse ju kojtohet para disa vitesh u bë si trend i kohës që të shihnim persona të cilët e mbanin të lidhur qenin me maskë”. Bashkia e Tiranës nga ana tjetër thekson se në bazë të ligjit të veterinarisë ajo nuk ka asnjë kompetencë për pajisjen me maska të qenve në hapësirat publike.