Katër persona me simptoma të helmimit janë paraqitur paraditen e së shtunës në spitalin rajonal të Fierit. Helmimi dyshohet të ketë ardhur nga uji i burimit në njësinë administrative Frakull, në fshatin Kafaraj. Drejtoria e Shëndetit Publik në Fier ka marrë mostra nga ky ujë për t’i bërë analizat. Ndërkohë, edhe vetë të shtruarit në pavionin e sëmundjeve infektive dyshojnë se shqetësimet mund t’u kenë ardhur pikërisht nga uji i burimt, të cilin banorët e pijnë prej shumë vitesh. Mjekët e pavionit thonë se të shtruarit po trajtohen me mjekim intensiv, pasi kanë diare e të vjella, por mund të jetë dhe ndonjë virozë. Për të përcaktuar me saktësi shkakun do të pritet përgjigjia e analizave ditën e hënë.