Prezantimi i stadiumit/ Rama: Normal që s’u lejuan, ishin të pa ftuar

0
150

Kanë kaluar disa orë nga incidenti në Hotel-Tirana, ku rojet e Gardës penguan hyrjen e disa gazetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile në takimin  ku do të prezantohej projekti për stadiumin e ri “Arena Kombëtare”.

Për këtë ngjarje kanë reaguar dyke e quajtur një akt barbar dhe bandit edhe Kreu i Pd Lulëzim Basha ehe ish-kryeministri Sali Berisha.

Pas këtyre vjen edhe reagimi nga Kryeministri Rama.

Fjalën e tij Rama e ka thënë nëpërmjet faqes së tij në “Facebook” , ku thotë se nuk bëhej fjalë për një dëgjesë publike por një takim me Këshillin Kombëtar Të Territorit.

 

Reagimi i plotë:

Une nuk di te kete ndonje njeri apo grup njerezish te quajtur shoqeri civile, qe kane te drejten te pengojne fizikisht punen e institucioneve apo te hyjne te paftuar (ose te perdorin nje ftese nominale, per te hyre me nje çete nga pas), ne nje aktivitet te organizuar nga nje institucion. Nuk di as te kete ndonje gazetar ne boten e lire, qe gezon te drejten apo akoma me keq, e kerkon forcerisht te drejten per t’u futur, i paftuar, ne nje takim apo aktivitet qeveritar.

Jam shume i keqardhur qe njerez qe i thone vetes shoqeri civile, apo qe shkruajne e komentojne neper media, sot kane luajtur teater ne dyert e Keshillit Kombetar te Territorit, dhe kane vene kujen sikur u shkelen ne ndonje te drejte!

E verteta e thjeshte eshte se dy prej tyre qe ishin te ftuar, nuk pranonin te hynin ne aktivitet pa “shoket” qe kishin marre me vete! Aktiviteti nuk ishte nje degjese publike (KKT me ligj eshte nje organ kolegjial, ku te ftuarit nuk e kane ne asnje rast te drejten e fjales), po nje mbledhje e hapur e Keshillit Kombetar te Territorit, ne menyre publiku te mund te njihej ne detaje me projektin e Arenes Kombetare – permes medias se pranishme natyrisht po edhe permes disa perfaqesuesve te ftuar te grupeve te interesit.

Nderkohe ne salle ishin te ftuar mbeshtetes dhe kundershtare te projektit, me idene dashamirese qe veçanerisht keta te fundit, te mund te debatonin pas pjeses zyrtare, me arkitektet e stadiumit. Keshtu edhe ndodhi ne fakt me ata kundershtues te projektit qe erdhen normalisht, degjuan normalisht, folen cfare deshen normalisht. Ashtu sikunder, krejt normalisht, te tjeret nuk u lejuan te hyjne.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here