Mbyllen hetimet për rrëzimin e helikopterit, ja përfundimi hetimor

0
136

Helikopteri i cili mesditën e 6 prillit 2016 u rrëzua në ujrat e liqenit të Shkodrës ishte në fluturim stërvitor në përputhje me rregullat e sigurimit të fluturimit ajror.

Ky është konkluzioni i hetimit administrativ të  urdhëruar nga Ministrja e Mbrojtjes për rrëzimin e helikopterit të Forcës Ajrore me numër anësor 637 të tipit EC 145.

“Në përfundim të këtij hetimi administrativ, grupi i punës doli në përfundimin se:  planizimi, organizimi dhe drejtimi i fluturimit stërvitor të Helikopterit FA-637 në datën 6 prill 2016, është bërë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, që rregullojnë veprimtarinë e Forcave të Armatosura. Forca Ajrore, BazaAjrore e Farkës dhe strukturat e tyre, kanë planizuar dhe drejtuar fluturime stërvitore në përputhje me rregullat e sigurimit të fluturimit ajror. Ekuipazhi i helikopterit ishte duke kryer një stërvitje fluturimi vizual në përputhje me planin stërvitor të Forcës Ajrore.”

Grupi i punës, gjatë procesit hetimor administrativ, mblodhi të gjitha provat shkresore dhe jo shkresore, dëgjoi dëshmitarët, palët e interesuara dhe në dijeni të ngjarjes, verifikoi në vend provat, në praninë e Prokurorisë të rrethit Shkodër kqyri vendin e ngjarjes, thirri, dëgjoi ekspertë të brendshëm dhe të huaj, si dhe krahasoi dhe analizoi provat e marra.

Në hetim ofruan asistencë dhe ekspertët amerikanë dhe Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë,

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here