Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka gjetur gjuhën e përbashkët me Paris Saint-Germain, sipas mediave spanjolle. Portugezi tashmë e një kohë është i lidhur me një kalim te PSG dhe sipas Mundo Deportivo kjo do të ndodh në fund të këtij kampionati. Me largimin e Zlatan Ibrahimovic, trajneri francez Laurent Blanc e sheh Ronaldon si zëvendësues ideal. Manchester United po ashtu është i interesuar për 31 vjeçar dhe flitet për një ofertë prej 300 milionë paund. Ronaldo mbetet lojtari kryesor i Real Madridi dhe një makinë golash.