Transferohet papritur nga burgu 302 Emiljano Shullazi dhe grupi i tij

0
166

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka urdhëruar transferimin nga burgu 302 i sigurisë së lartë Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Burimet te lapsi.al thonë së Emiljano Shullazi është dërguar në paraburgimin e Elbasanit në sektorin “VIP” ku ka qëndruar deri para pak ditësh Vladimir Gjuta. Janë transferuar gjithashtu edhe dy të arrestuarit e tjerë. Të njëjtat burime thanë se Blerim Shullazi është dërguar në paraburgimin 313-ës te rruga “Jordan Misja” ndërsa Gilmando Dani është dërguar ne burgun e Fushë-Krujës. Burimet thanë se “i çuditshëm” është fakti që këta persona lënë një burg me siguri të lartë (302) dhe shkojnë në tre burgjke me “siguri të zakonshme”. Lëvizjet janë bërë rreth orës 18 të së martës. lapsi

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here