Gjermani/ Vret adoleshentin shqiptar me armë gjahu, arrestohet 63 vjecari

0
203

Gjahtari gjerman vret adoleshentin shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin Neurand në jug të Dortmundit.

Një 18 vjeçar shqiptar është vrarë me armë gjahu nga ana e një të moshuari gjerman në banesën e këtij të fundit.

63-vjeçari gjerman e ka vrarë adoleshentin shqiptar pasi kishte dyshime se ky kishte hyrë në banesë për ta vjedhur.

Mësohet se 18-vjeçri shqiptar ishte i armatosur dhe i pajisur mjete të mprehta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.30 minuta të mëngjesit.

Policia gjermane ka raportuar se mes gjermanit dhe adoleshentit shqiptar ka patur një përleshje fizike derisa gjahtari ka marrë armën e gjahut dhe e qëlloi për vdekje.

Megjithëse gjermani menjëherë sapo ka kryer krimin ka raportuar në polici, forcat blu gjermane duan dëshminë e një dëshmitari për ta besuar variantin e gjahtarit gjerman.

Arma e gjahtarit gjithashtu ka qenë me leje.

Për shqiptarin mësohet se kishte një vit që qëndronte në shtetin gjerman dhe se nuk dihet nëse është apo jo azilkërkues .

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here