Sevilla rikthehet te fitorja

0
144

Sevilla iu rikthye pas 5 ndeshjesh suksesit në La Liga dhe këtë e bëri në derbin andaluzian përballë Betisit, duke triumfuar me rezultatin e pastër 2-0. Në “Sanzhez Pijzuan” ndeshja u vendos në pjesën e  dytë, ku skuadra e Unay Emery arriti të realizonte dy herë brenda 13 minutave. Në të 67 krosimi i Nzonzi nga e majta e sulmit u shfrytëzua në maksimum nga Kevin Gameiro, që kërceu bukur me kokë duke e dërguar topin në rrjetë. Goli i sigurisë për Sevillan u realizua në të 80-ën nga Koke, me Betisin që nuk gjeti forcat për të reaguar gjatë pjesës së mbetur të lojës. Gjithsesi kjo humbje kishte vetëm vlerë statistikore për Betisin, që renditet në një zonë të sigurtë, ndërsa Sevilla mbetet në vendin e shtatë me 52 pikë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here