Rihapet hetimi për vrasësin serial italian, mbyti edhe 4 shqiptare

0
146

Ka vrarë të paktën 7 gra, por procesi ndaj tij është rihapur sërish nga drejtësia italiane.

Maurizio Minghella akuzohet se ka vrarë shumë gra, kryesisht prostituta për shkak të urrejtjes që kishte ndaj tyre.

Historitë e tij nisin që në fund të viteve ’70 për të vijuar më pas. Midis grave të vrara, deri më tani janë regjistruar edhe katër femra shqiptare, përkatësisht Nadia Shehu 24 – vjeçe, Heriona Sulejmani, 16 – vjeçe dhe Elisa Jaku 22 – vjeçe dhe Floreta Islami, ku hetimet për këtë të fundit vijojnë ende, ndërsa identiteti i saj u zbulua pak kohë më parë.

Shqiptarja ishte mbytur me shall nga vrasësit seria. Mediat italiane shkruajnë se Minghella është një ndër vrasësit seria më gjakatarë në historinë e Italinë.

Numri i grave të vrara prej tij sa vjen e rritet. Madje, mund të thuhet se ai ka vrarë edhe 7 gra të tjera. Teknikat e reja të hetimit nëpërmjet gjurmëve të ADN-së po zbulojnë fakte tronditëse rreth burrit.

Ai përdorte metoda të ndryshme për të kryer krimet e tij, si mbytja, shtrëngimi me rripë në fyt, dhe metoda të tjera.

Minghella cilësohet si vrasës mizor, ndërsa krimet e tij i nis më 18 prill të vitit 1978, kur vrau një 20 vjeçare e quajtur Anna Pagano, duke fshehur trupin e saj. Ai i theu kafkën vajzës teksa e përplasi në trotuar.

Shumica e viktimave të tjera janë regjistruar në Torino përgjatë vitit 1996-1998, pasi më herët ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryer në vitin 1978.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here