Po i shiste kokainë një vajze, arrestohit shqiptari në Itali

0
136

Një 25-vjeçar shqiptar, rezident në Bollate, Itali, u arrestua sot në flagrancë duke i shpërndarë kokainë një vajze.

I riu, u pikas nga policia në Paderno Dugnano teksa qarkullonte me automjetin e tij “Renault Clio”. Shqiptari ishte parë shumë herë nga forcat e rendit, në shoqërinë e personave të njohur nga efektivët si përdorues të lëndëve narkotike.

Pasi u largua nga zona, karabinierët e ndoqën deri në rrugën “Po” në Senago, ku i dorëzoi një dozë kokaine një vajze që sapo ka dalë nga burgu.

Të dy u arrestuan. Fillimisht, shqiptari tha se i dha vajzës para, por në automjetin e tij u gjetën 11 doza kokainë, ndërsa në apartamentin ku jetonte në Bollate, kishte peshore, e cila i shërbente për të ndarë kokainë në doza, si dhe 4.000 euro.

Identiteti i të riut nuk bëhet i ditur.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here