Vaji i arrës së kokosit ka vlera të shumta për shëndetin e njeriut si në profilaksi, ashtu edhe në kurimin e mjaft sëmundjeve, veçanërisht për lëkurën. Tashmë nga mjekësia moderne ajo konsiderohet si “vaji që bën mrekullitë”.
Vaji i arrës së kokosit është një antioksidant i fuqishëm, duke mbrojtur organizmin nga radikalet e lira, të cilat shkaktojnë plakje dhe degradim të organizmit në përgjithësi.
Vlerat terapeutike:
1.Redukton peshën trupore dhe shkrin yndyrat;
2.Përmirëson metabolizmin;
3.Forcon sistemin imunitar;
4.Vret Viruset që shkaktojne grip, herpes, hepatit C, SARS, SIDA, fruth, etj;
5.Vret mikrobet që shkaktojne ulcera, acarime fyti, acarime në rrugët urinare, sëmundje të mishrave të dhëmbëve dhe kavitete, pneumoni, gonorre, etj;
6.Parandalon diabetin nëpërmjet stabilizimit të sheqerit në gjak, përmirësimit të sekretimit të insulinës dhe funksionimit të glukozës;
7.Parandalon osteoporozën. Vaji i arrës së kokosit përmirëson përvetësimin e kalciumit dhe magnezit, të cilat janë minerale mjaft të rëndësishme për dhëmbë dhe kocka më të forta. Për këtë arsye, vaji i kokosit është shumë i dobishëm për gratë që vuajnë nga osteoporoza pas moshës së mesme;
8.Parandalon kolitin dhe ulcerën e stomakut;
9.Qetëson acarimet dhe lehtëson dhimbjet e hemorroideve;
10.Parandalon tumoret e gjirit, kolonës dhe tumoret e tjera;
11.Redukton kolesterolin dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës;
12.Jep energji të shtuar dhe e mbron trupin nga lodhja dhe këputja. E mban organizmin gjithmonë të tonifikuar dhe ruan e shton masën muskulore;
13.Mbron veshkat dhe fshikëzën e urinës nga sëmundjet si dhe shkrin gurët në veshka;
14.Mbron dhe fuqizon aktivitetin e mëlçisë. Vaji i arrës së kokosit redukton ngarkesën e punës së mëlçisë dhe gjithashtu parandalon akumulimin e yndyrnave;
15.Çliron stresin dhe çlodh trurin;
16.Kuron epistaksin (gjakrrjedhjen nga hundët);
17.Kuron çrregullimet menstruale;
18.Kuron migrenën;
19.Lufton astmën tek fëmijët;
20.Përmirëson laktacionin tek nënat me fëmijë në gji;
21.Lufton autizmin;
22.Përmirëson qarkullimin e gjakut;
23.Kuron refluksin ezofageal;
24.Kuron artritet dhe sëmundjet reumatizmale;
25.Vaji i arrës së kokosit nuk ka asnjë efekt anësor