Cila pjesë është më e shkurtër? Ju siguroj që nuk e gjeni dot…(Video)

0
140

Një video e postuar së fundmi në internet, në të cilën një pjesë e hekurudhës para syve të përdoruesve të YouTube zvogëlohet, ka shkaktuar neveri dhe një lum komentesh në rrjetet sociale.

Autori i videos Mark Blank-Setl, thotë se është dhënë pas iluzionit gjatë kohës sa ishte duke luajtur me djalin e tij.

Kjo video fillimisht ishte postuar në Twitter, ku pas disa orëve spekulime është lajmëruar një person me një përgjigje të arsyeshme.

Fjala është për iluzionin optik “Jastrow illusion”, të quajtur sipas psikologut amerikan Joseph Jastrou i cili për herë të parë e kishte zbuluar në vitin 1891.

Arsyeja e këtij efekti të pazakontë qëndron mbi faktin se pjesa e shkurtër e harkut të epërm, është e vendosur në anën e gjatë të harkut të poshtëm, që pozita e tyre në krahasim me kamerë theksohet më shumë.

Profesori Michael Bach nga qendra mjekësore pranë Universitetit të Freiburgut, shpjegon se qeniet njerëzore mund të shmangin tendencën drejt krahasimit të linjave të cilat rrethojnë një zonë të kufizuar, duke shtuar se gjithmonë bëjmë vlerësime relative, edhe atëherë kur me çdo kusht dëshirojmë të japim vlerësime absolutisht të sakta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here