Lulzim Berisha mohon miqësinë me Shullazin, “U pagua për të më vrarë”

0
136

Lulzim Berisha ka përgënjeshtruar një raport të policisë, sipas të cilit ai ishte mik me Emiiljano Shullazin dhe bashkëpunonin në afera të ndryshme. Kreu i “Bandës së Durrësit”, i dënuar përfundimisht me 25 vjet burg, ka mohuar që të ketë lidhje me Shullazin dhe bandën e tij, që vepron edhe në Durrës. Duke folur në një intervistë për Shqiptarja.com, Berisha thotë se emrin e Emiljano Shullazit e ka hasur për herë të parë në gjyqin kundër tij, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, gjatë të cilit i penduari Adriatik Coli ka deklaruar se Shullazi ishte kontraktuar nga kundështarët e Berishës për ta ekzekutuar atë. Sipas Colit, Shullazit ii shin ofruar 200 mijë euro për ta vrarë Lulzim Berishën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here