Prej një jave pyjet në Bulqizë në flakë, autoritet ende asnjë ndërhyrje

0
161

Të paktën prej një jave në Malin e Bardhë vijojnë zjarret dhe deri tani nuk ka patur asnjë ndërhyrje për shuarjen e tyre.

Fillimisht flakët në këtë mal janë vërejtur mbi fshatin Bllacë dhe më pas në Shtushën të njësisë administrative Shupenzë dhe prej një jave kanë kaluar në anën tjetër të këtij mali, duke vijuar deri në afërsi të fshatit Krajkë, në njësinë administrative Zerqan.

Zjarret, të ndihmuara edhe nga era kanë përshkuar dhjetëra hektarë me pyje dushku.

Deri më tani nuk është parë të jetë bërë asnjë përpjekje për fikjen e tyre dhe zjarrfikësja e ka patur të pamundur ndërhyrjen për shkak të mungesës së rrugës dhe terrenit të vështirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here