Modeli Valer Kolnikaj ka publikuar një status në Facebook ku duket se ironizon daljen në emisionin “Zonë e Lirë” të këngëtares Greta Koçi.
Ai shprehet se disa personazhe televiziv sado të ftohen në emisione nuk do të jenë kurrë tërheqës për t’u ndjekur. “Disa personazhe televizive ti ftosh sa te duash ne emisjone nuk të tërheqin ti ndjekesh , prej vitesh thone te njejtat fjale dhe mundohem qe ne kamera te kenë imazh ëngjëllor ( ne realitet jane e kunderta se spo them llum ) , ama lodheni kot NUK I HA NJERI KETO , Publiku e media do njerez te vërtetë dhe te lindur per shoë . Kjo eshte pak por e sigurte . Ndërroni kanal hahahaha”,-shkruan Valeri. Ndërkohë nga komentet tek statusi i tij është nënkuptuar se këtë postim Valeri ja ka “dedikuar” Koçit.