Ideatorja Toska: “Valsi Hyjnor” testamenti shqiptar i paqes për botën

0
140

inva

 

Genc Tukiçi konfirmon: Inva Mula intepreton në Vatikan hymni për Nënë Terezën

 

Orkestra e koncertit që do të mbahet në 3 shtator në Vatikan, do të drejtohet nga mjeshtri Bujar Llapaj. Valsi Hyjnor do të jetë një dhuratë për njerëzimin nga shpirti shqiptar si dëshmi e dashurisë sonë të madhe ndaj njerëzimit,paqës, tolerancës.

 

Filarmonia e Kosovës së bashku me sopranon shqiptare me famë botërore Inva Mula do të interpretojnë në 3 shtator hymni kushtuar Nënë Terezës. Kompozitori i këtij Hymni, Genc Tukiçi, konfirmon këtë lajm në faqen e tij, duke thënë se  “Vals Hyjnor”, do të interpretohet  më 3 shtator në Vatikan  në koncertin kushtuar kanonizimit të Nënë Terezës, që do të realizohet më 4 shtator të këtij viti.“Hymni do të interpretohet nga diva Inva Mula së bashku me orkestrën dhe korin e Filarmonisë së Kosovës, drejtuar nga mjeshtri Bujar Llapaj. Eshtë kurorëzim i idesë dhe punës së palodhur të gazetares Dijana Toska e cila  mundësoi që “Valsi Hyjnor” të interpretohet në Vatikan”, shkruan Genc Tukiçi, një nga 100 shqiptarët e vitit  të 100 të shtetit shqiptar. Ndërsa ideatoja e këtij hymni për shenjëtoren me origjinë shqiptare Dijana Tosku thotë se tashmë ne kemi rastin historik si komb dhe shtet që ta dëshmojmë veten dhe të hapim një faqe të ndritur të historisë sonë, kur miliona njerëz nga rruzulli tokësor do të përcjellin Shenjtërimin e Nënës Terezë. Sipas saj ky është një rast historik dhe i papërsëritshëm në historin e kombit shqiptar. “Valsi Hyjnor do të jetë një dhuratë për njerëzimin nga shpirti shqiptar si dëshmi e dashurisë sonë të madhe ndaj njerëzimit, paqës, tolerancës, dashurisë dhe vetëm dashurisë”, thotë ajo. Ndër të tjera Tosku e ka cilësuar këtë himn një testament moral i njerëzimit që kombi shqiptar do t’ia dhurojë botës u bë realitet, falë përkushtimit, dashurisë dhe sakrificës që treguan të gjithë organizatoret dhe autorët e tij. Puna e nisur me përkushtim, u kurorëzua  më 5 shtator në Prishtinë,  me një petk solemn dhe nën moton e besëlidhjes shqiptare. Si komb që i dhuroi botës vlera të pakontestueshme, duket se  meritojmë të jemi bashkë dhe të tregojmë që fjalët e Nënë Terezës, të ishin në një hymn. Ideja për të krijuar këtë himn, Dijana Toskës i ka lindur gjatë simpoziumit kushtuar 100 vjetorit të vdekjes së pagëzuesit të Nënë Terezës, Don Zef Ramaj në Shkup në vitin 2014. Ky hymn i cili mesa duket do të shërbejë si një kod moral i bekimit të njerëzimit do të dëgjohet në Vatikan. Ka përzgjedhur  poezinë “Lamtumirë” shkruar nga bamirësja e madhe në anije kur po largohej më 1928 për në Kalkutë, Indi.  Muzikën e kishte shkruar kusheriri i saj, Lorenc Antoni me kërkesë të Don Lush Gjergjit, pak para vdekjes së tij. Me 5 janar, në Katedralen në Prishtinë, Dijana takoi, Don Lush Gjergjin ku i paraqiti projekt idenë për Himnin dhe shtëpinë e Nënës Terezës i cili përçon tri mesazhe: universal, fetar e kombëtar. Nënë Tereza do të shenjëtrohet më 4 shtator 2016. Kjo pasi Papa Françesku firmosi dekretin e shenjtërimit të saj, event ky që do të mbahet në bazilikën e Shën-Pjetrit në Vatikan. Ndryshe nga sa kishte kërkuar Kisha Katolike Indiane, ceremonia e Shenjtërimit të Nënë Terezës do të jetë eventi kryesor i Vitit Jubilar të Mëshirës në Vatikan. Dhe data 4 shtator do të shënohet në Kalenderin Apostol, pikërisht si Dita e Shenjtores shqiptare Nënë Tereza e Kalkutës. Kujtojmë se në 17 dhjetorin e kaluar, Papa Françesku firmosi dekretin për njohjen e mrekullisë së kryer nga Nënë Tereza në shërimin e plotë nga një tumor në tru, në gjendje mjaft të avancuar të një besimtari nga dioqeza e Santos, në San Paolo të Brazilit. Kurse më 19 tetor të vitit 2003, Papa Gjon Pali II e shpalli Nënë Terezën si “E lume” dhe sipas rregullave të së drejtës kanonike, festa e saj kremtohet çdo vit më datën 5 shtator, në ditën e lindjes.

 

“Vals Hyjnor”, do të interpretohet  më 3 shtator në Vatikan  në koncertin kushtuar kanonizimit të Nënë Terezës, që do të realizohet më 4 shtator të këtij viti. “Hymni do të interpretohet nga diva Inva Mula së bashku me orkestrën dhe korin e Filarmonisë së Kosovës, drejtuar nga mjeshtri Bujar Llapaj.

 

Një testament moral i njerëzimit që kombi shqiptar do t’ia dhurojë botës u bë realitet, falë përkushtimit, dashurisë dhe sakrificës që treguan të gjithë organizatoret dhe autorët e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here