Nëna e shqiptarit të vrarë, Ismail Luli, ka kërkuar nga gjykata që vrasësit e të birit që janë dy shokët e tij, Igli Meta dhe Marjo Mema, të dënohen me burgim të përjetshëm. Në një intervistë, 42 – vjeçarja Debora kërkon drejtësi për djalin e saj të vrarë në mënyrë brutale, për një histori xhelozie. “Minimumi është që ata të shkojnë në burg. Unë kërkoj që ata të dënohen me burgim të përjetshëm sepse kjo është ajo që ata meritojnë”, ka deklaruar ajo. Më pas në mënyrë direkte u drejtohet vrasësve të dyshuar: “Ju e dini se çfarë keni bërë. Ju e dinit që Ismaili ishte një djalë me zemër të mirë. Përse keni qenë kaq të këqinj, kaq mizorë?” Në fund ajo pohon se nuk ka vend për falje. Ismail Luli u vra me thikë nga dy shokët e tij vitin e kaluar, pas sherrit për të dashurën e Igli Metës, ku ky i fundit ishte xheloz për Lulin.
Home Aktualitet Kronikë Shokët i vranë djalin për arsyet xhelozie, nëna kërkon burgim të përjetshëm...