Borxhi prej më shumë se 10 milion euro që ka Televizioni Kombëtar Rumun TVR në Bashkimin Evropian të Televizioneve EBU rrezikon skualifikimin e Rumanisë nga gara e këngës në Eurovizion. Vetë televizioni kombëtar rumun ka bërë të ditur këtë lajm duke bërë publik edhe borxhin e madh që ka për të cilat ky shtet do të ketë sanksione. ”Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian të Televizioneve (EBU) informuan TVR-në se do të zbatoheshin sanksione”, sqaroi TVR-ja në një deklaratë. “Rumania rrezikon gjithashtu të mos pranohet në skenën e Eurovizionit si dhe të marrë sinjalin satelitor që mundëson transmetimin e kësaj gare”, thuhet në njoftimet e publikuar edhe në median rumune. TVR ka akulumuar borxhe ndaj EBU për vitet 2011-2012, ndërsa një pjesë e pagesës së borxhit është bërë në muajin janar në një shumë prej 250 000 euro.