Hapi i parë/ Kush e përjashtoi pa votim Ben Blushin nga Kryesia e PS

0
188

kryesia e ps Edi-Rama-Ben-Blushi

 

Në faqen zyrtare të PS-së online, emri i Ben Blushit nukfiguron mes anëtarëve të Kryesisë edhe pse ai u votua katër vite më parë nga Asambleja për të qenë pjesë e këtij forumi

 

Gëzim Saliu

 

 

Deputeti “rebel” i PS-së Ben Blushi merr masën e parë “ndëshkimore” nga partia. Duket se kritikat e panumërta  ndaj qeverisë dhe kryesisht ndaj Ramës në rolin e kreut të partisë, kanë sjellë efektet e para të forta. Deputeti i zgjedhur nga Asambleja Kombëtare  e zhvilluar në 2011-ën pas punimeve të atij Kongresi si anëtar i Kryesisë së PS-së, nuk bën më pjesë tek ky forum. Nëse viziton faqen zyrtare online të PS-së vëren se ndër emrat e anëtarëve të Kryesisë së forcës më të madhe politike në vend, nuk rezulton ai i Blushit. Ndoshta arsyeja e kësaj mungese të emrit të Blushit ne Kryesi mund të jetë edhe ndonjë “gabim” i menaxhuesve të faqes online, gjë e cila gjithsesi duket pak e vështirë për tu besuar. Kjo pasi rivaliteti mes Blushit dhe kryesocialistit Rama ka arritur kulmin dhe mundësitë që deputeti mos jetë më pjesë e listës së kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 2017-ës janë të mëdha.

 

Zgjedhjet e 2011-ës

 

Në zgjedhjet e emrave të rinj të Kryesisë dhe sekretariatit në punimet e Asamblesë Kombëtare të vitit 2011, emri i Blushit ishte ndër më të votuarit. Kështu i pari në listën e më të votuarve të asaj kohe ishte Gramoz Ruçi, me 177 vota, i ndjekur më pas nga Erjon Braçe, Ben Blushi dhe Ditmir Bushati. Po ashtu në atë kohë Kryesia u freskua me anëtarë të rinj, si Sajmir Tahiri, Shkëlqim Cani dhe Vangjush Dako, të cilët u votuan nga lista e burrave. Ndërsa nga një listë e veçantë e grave kandidate, Eglantina Gjermeni ishte anëtarja më e re e Kryesisë. Po ashtu kësaj Kryesie ju shtuan më pas me propozim të kryesocialistit dy kryetarët e bashkive të asaj kohe Qazim Sejdini dhe Niko Peleshi, ky i fundit aktualisht në postin e zv.kryeministrit. Por ajo që bie në sy në faqen online të PS-së aktuale është se emri i Ben Blushit nuk është më pjesë e Kryesisë, ndërsa tek ky forum janë përfshirë emrat e deputetes socialiste po të qarkut të Elbasan Luljeta Arapi si edhe Gentian Bejkos së Durrësit.

 

Përplasja

 

Prej dy vitesh deputeti socialist Ben Blushi ka nisur një fushatë përballjeje me kryeministrin Rama, si në kuadër të drejtimit të qeverisë ashtu edhe për punët e brendshme të PS-së. Lidhur me këtë të fundit, Blushi ngriti shqetësimet për mos mbledhjen e forumeve të partisë si edhe për mandatin e skaduar të kryetarit, gjë e cila solli edhe mbajtjen e referendumit shumë të diskutuar në radhët e socialistëve. Ndërkohë kritikat e tij për qeverinë janë përmbledhur tek varfëria e vendit dhe emigrimi masiv, ku shkaktar kryesor i këtyre fenomeneve sipas deputetit socialist ka qenë keqqeverisja. Ndonëse vetë Rama nuk i është përgjigjur asnjëherë drejtpërdrejtë Blushit për këto kritika, sulmet dhe akuzat ndaj deputetit rebel nuk kanë munguar brenda rradhëve. Taulant Balla ka qenë ai që i është kundërvënë më së shumti kolegut të grupit parlamentar, por ndaj tij prezente ka qenë edhe kritika publike e deputetëve Bashkim Fino e Ulsi Manja. Po ashtu  pjesë e “grupit anti Blush” janë bërë edhe ministrat Bushati, Tahiri si edhe zv.kryeministri Peleshi. Në kushtet e këtij konflikti të brendshëm shanset që kryesocialisti Rama të propozojë sërish emrin e Blushit për anëtar të Kryesisë në mbledhjen e së shtunës së Asamblesë janë thuajse zero.

 

Votimi i Asamblesës në 2011-ën për Kryesinë

 

  1. Gramoz Ruçi 177 vota
  2. Erjon Braçe 150 vota
  3. Ben Blushi 144 vota
  4. Ditmir Bushati 139 vota
  5. Pandeli Majko 135 vota
  6. Namik Dokle 132 vota
  7. Shkëlqim Cani 132 vota
  8. Arben Malaj 131 vota
  9. Sajmir Tahiri 129 vota
  10. Vangjush Dako 124 vota
  11. Besnik Bare 124 vota
  12. Arben Isaraj 116 vota

 

 

Aktualisht në 2016, Kryesia e PS

 

Arben Isaraj

Armando Subashi

Arta Dade

Bashkim Fino

Besnik Baraj

Blendi Klosi

Damian Gjiknuri

Ditmir Bushati

Eduard Shalsi

Eglantina Gjermeni

Erion Braçe

Erion Veliaj

Fatmir Xhafaj

Gentian Bejko

Gramoz Ruçi

Ilir Beqja

Lindita Nikolla

Luljeta Arapi

Mimi Kodheli

Namik Dokle

Ndre Legisi

Niko Peleshi

Pandeli Majko

Saimir Tahiri

Shkëlqim Cani

Taulant Balla

Valentina Leskaj

Vangjush Dako

 

 

Sekretarët aktualë të PS

 

Arben Ahmetaj

Ilir Beqaj

Armando Subashi

Bashkim Fino

Blendi Klosi

Damian Gjiknuri

Erion Veliaj

Fatmir Xhafaj

Ndre Legisi

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here