Polici i dehur aksidenton kolegun, vdes në spitalin e Traumës efektivi

0
148

Tre ditë pasi u aksidentua nga një koleg i tij, një efektiv i policisë së Shtetit ka humbur jetën sot në spitalin e Traumës në kryeqytet. Viktima Dritan Mjeshtri, efektiv i Rendit në Mirditë, u përplas tre ditë më parë nga një automjet gjatë orëve të natës, në afërsi të Rubiku. Personi i cili aksidentoi Mjeshtrin, Ton Lleshi, mësohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Lleshi është pjesë e policisë bashkiake të Mirditës.  Në momentin kur ndodhi aksidenti, Mjeshtri ishte në shërbim. Ndërkohë Ton Lleshi është ndaluar nga policia.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here