Minorenia denoncon bashkëshortin, pendohen prindërit që fejuan vajzën pa dëshirë: Nuk e dinim moshën e dhëndrit

0
118

Tre ditë më parë, një 15-vjeçare nga Lezha bëri denoncim në policinë e Durrësit se 41-vjeçari me të cilin jetonte në zonën e Plazhit e kishte përdhunuar dhe nuk e linte të dilte nga shtëpia për një javë resht.   Nga ana tjetër, prindërit e minorenes, të pyetur nga policia kanë thënë se nuk e dinin që Martin Haxhiaj ishte 41 vjeç dhe e kishin fejuar pasi i kishte kërcënuar, shkruan sot gazeta ‘Panorama’. Kurse policia ka dyshime të forta se prindërit kishin shprehur vet dëshirën që të fejonin vajzën e tyre G.GJ me një burrë 27 vjet më të madh. Vet vajza kishte kundërshtuar gjithmonë që të fejohej me 41-vjeçarin nga Durrësi.   Mesa duket, kanë qenë edhe ndërhyrjet e të afërmve të familjes se vajzës, duke i thënë prindërve të saj që ta merrnin dhe të mos e lejonin të martohej me një burrë me trefishin e moshës së saj. Prindërit shfaqën pendesë dhe i kërkuan vajzës që të kthehej në Lezhë.   41-vjeçari Martin Haxhinaj ishte njohur me 15-vjeçaren kur kjo e fundit kishte shkuar tek disa të afërm në zonën e Plazhit në Durrës. Pas 6 muajsh fejesë, Haxhiaj kishte kërkuar që të martohej me të miturën dhe e kishte marrë në banesë.   Vajza kishte kërkuar që të largohej dhe në një moment shkoi në komisariat duke bërë denoncim për përdhunim. Nga ana tjetër, 41-vjeçari pati deklaruar në polici se nuk e kishte përdhunuar, por kishte kryer marrëdhënie pasi ajo ishte gruaja e tij.   Kushtet e vështira ekonomike të familjes së 15-vjeçares mendohet se kanë qenë shkaku që prindërit e lejuan vajzën të fejohej me Martin Haxhiajn.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here