Google ndërpret mbështetjen për Chrome në Windows XP dhe Vista

0
136

Google ka realizuar një version të ri të shfletuesit të saj, i quajtur Chrome 50, i cili është i pajisur me disa veçori të reja dhe përditësime të sigurisë.

Ky version i ri do t’i japë gjithashtu fund mbështetjes për disa sisteme të vjetra që janë mbështetur që kur Chrome është lançuar në këto platforma.

Windows XP, Windows Vista, OS X 10.6, OS X 10.7 dhe OS X 10.8 nuk do të mbështeten më nga Google Chrome.

Google pati njoftuar që në nëntor të vitit të kaluar se do të ndalojë së mbështeturi versionet e vjetra të sistemeve operative në prill të vitit 2016.

Versionet e vjetra të Chrome-it të instaluara tek këto sisteme operative nuk do të ndalojnë së funksionuari, por nuk do të marrin më përditësimet e sigurisë që Google lëshon herë pas here, transmeton Krokodili.

Nëse po përdorni akoma një nga këto sisteme të vjetra operative, keni vetëm dy opsione. Një është të përditësoni pajisjet me sistemet e reja operative, gjithmonë nëse hardueri mund ta mbajë.

Përditësimet e sigurisë për Windows XP përfunduan në prill të 2014-ës, ndërsa për OS X 10.6  përfunduan pas pak muajsh. Windows Vista do të vazhdojë të marrë disa përditësime të vogla sigurie nga Microsoft deri në prill të 2017-ës.

Opsioni i dytë është që të përdorni një shfletues tjetër që mbështet akoma sistemet e vjetra. Firefox 45 mbështet akoma Windows XP dhe OS X 10.6, po ashtu edhe versioni i fundit i Opera-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here