Tiranë/ Histori e dështuar dashurie, 27-vjeçari i djeg makinën pedagoges dhe burrit të saj

0
156

Blutë e Tiranës kanë zbardhur rastin e zjarrvënies së katër mjeteve, ku edhe në këtë rast lidhet me një hitori të dështuar dashurie. Një nga mjetet është në pronësi të pedagoges së Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe një tjetër në pronësi të burrit të saj. Autori, një 27 vjeçar i cili është shpallur në kërkim, ka qënë i fejuar me motrën e pedagoges, por kjo fejesë kishte marrë fund. Pas konflikteve të vazhdueshme, ai në shenjë hakmarrje i ka djegur dy mjetet, ndërsa dy të tjerat që u dogjën ishin të parkuara aty pranë.

“Më datë 16.04.2016, rreth orës 02:40 në Unazë të Re, në afërsi të hotel “Roland”, janë djegur disa mjete. Si pasojë e zjarrit janë djegur plotësisht mjetet “Nissan” dhe “Opel”, në pronësi të shtetases A.A., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe janë dëmtuar pjesërisht mjetet tip “Mercedes Benz” dhe “Skoda”, të parkuara pranë tyre.

Autori i dyshuar për këtë ngjarje është shtetasi O.M., 27 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6, po punojnë për shoqërimin e këtij shtetasi.

Shtetasi O.M., ka qënë i fejuari i motrës së shtetases A.A., me të cilën ka një konflikt prej disa kohësh. Objektivi i këtij shtetasi kanë qënë shkatërrimi i automjetit të shtetases A.A., dhe të bashkëshortit të saj, dy mjetet e tjera të përfshira në dëmtim ka ardhur si pasojë e përhapjes së flakëve.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here