Shkodë/ Gjykata lë në burg “mjeshtrin” e trafikut të armëve dhe minave me telekomandë

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg “mjeshtrin” e minave me telekomandë, Nadir Shirikun. 45-vjeçari akuzohet për  trafik të armëve dhe municioneve, prodhim dhe armëmbajtje pa leje.

Nadir Shiroku nga fshati Juban ka qenë i dënuar më parë në vitin 1996 me 18 vite burg për vjedhje me armë dhe armbajtje pa leje dhe në vitin 2013 i dënuar me 8 muaj burg për përkrahje e autorit të krimit.

Gjatë kontrollit në banesën e Shirokut, policia gjeti dhe sekuestroi:

Dylbi Snajperi

Telekomanda

Karta telefoni

Dylbi

Aparat fotografik

Bateri dhe bateri telefon celular

Ampermatës

Usb

Disa lloje kacavidash

Disa lloje telefon celulare.

Mandate arkëtimi në emër të shtetasit në fjalë.

Tela si dhe disa mila (llambushka te vogla)

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko