Genci Balla dhe Bujar Hysa, dy imamët e vetëshpallur, të akuzuar nga Prokuroria për Krimet e Rënda për rekrutim të besimtarëve për qëllime terroriste mohuan me forcë akuzat e ngritua ndaj tyre në seancën e së martës. Në seancën që zgjati 4 orë të pandehurit përfshinë në fjalët e tyre edhe Kryeministrin Rama dhe deputetin Ben Blushi.
Me një Kuran në dorë i pandehuri Genc Balla tha se gjithë ato që ai kishte thënë më parë në xhami gjendeshin në atë libër. I pandehuri tha se nuk ishte pronë e Edi Ramës dhe sipas tij toka është e Allahut dhe jo e Ramës.
Balla ashpërsoi tonin kur tha se Ben Blushi ka folur fjalë shumë të pista ndaj myslimanëve dhe Islamit “Nëse do të zbatohej ligji i Sheriatit, atyre që shajnë ju pritet koka” më tej shtoi se “ Do tju vijë koha edhe atyre”.